Zyrtari i lartë kinez për sëmundjet infektive në Kinë, Gao Fu deklaroi se efikasiteti i vaksinës kineze ‘Sinovac’ ishte i ulët.
Gjithashtu ai tha në deklaratën e dy ditëve më parë se Kina është duke konsideruar përzierjen e vaksinave si një mënyrë për të rritur efikasitetin.
Kina ka zhvilluar katër vaksina të ndryshme të aprovuara për përdorim publik, megjithëse disa prova jashtë vendit kishin sugjeruar efikasitet deri në 50%.
Ndërkohë më vonë, zyrtari i lartë ndryshon komplet deklaratën e tij duke thënë se publiku ishte keqkuptuar.
Më shumë se 100 milion njerëz në Kinë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Pekini ka insistuar që dozat janë efektive dhe tha në mars se marrja e vizave do të ishte më e lehtë për të huajt që kanë marrë një vaksinë kineze.
Komentet origjinale dhe të mëvonshme të Z. Gao janë raportuar kryesisht nga media kineze.
Deklaratat e tij origjinale, u zhdukën nga të gjitha rrjetet sociale kineze, ndërsa qytetarët sugjeronin që ai të ‘pushonte së foluri’.
Ndërkohë siç dihet deri më tani në Shqipëri një pjesë e mirë e popullatës e ka marrë vaksinën kineze megjithëse për të dihet shumë pak. Vaksinimi masiv në vendin tonë ka nisur prej rreth dy javësh, ndërsa Shqipëria është në diskutim për të marrë një sasi të konsiderueshme vaksinash kineze për të vaksinuar popullsinë.