Policia po vijon hetimet për zbardhjen e vrasjes së biznesmenti grek Christos Gialias. Mediat greke raportojnë se autorët e kryen ekzekutimin e biznesmenit në vetëm 30 sekonda, teksa shtojnë se ata dinin çdo lëvizje të viktimës.
Policia po ashtu bën me dije se autorët e kanë njohur mirë terrenin, duke shmangur lëvizjen në rrugët ku monitoroheshin me kamera dhe duke zgjedhur një pjesë pylli që nuk kishte survejim.
Pas vrasjes, autorët i vunë zjarrin makinës në të cilën ndodhej Christos Gialias, veprim ky që sipas autoriteteve ka shkatërruar të gjitha provat që do shërbenin për hetime, si djegien e kallashnikovit dhe celularin e viktimës.
Autoritetet do të rikuperojnë të dhënat, në përpjekje për të lokalizuar kontaktet e tij telefonike, si dhe mesazhet e biznesmenit. Ata po kërkojnë të zbulojnë se me kë ishte në kontakt të shpeshtë dhe nëse kishte marrë kërcënime.
Në “lupën e hetimeve” të policisë është lidhja e biznesmenit me ish-partneren e tij, e cila u ekzekutua në mënyrë misterioze në vitin 2018./albeu.com