Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike këtë të mërkurën, e cila u fokusua në çështjen iraniane. Biseda ka mbaruar pak para asaj me Vladimir Putinin që kishte të bënte me Iranin dhe Ukrainën.
Mediat shkruajnë se Netanyahu dhe Trump flasin pothuajse çdo ditë dhe jo çdo komunikim mes tyre bëhet publik në media.
Të lidhura
None found
Në njëzet e katër orët e fundit, Netanyahu tha në bisedime të mbyllura se Trump është i vendosur për sa i përket bllokadës detare të Iranit, por ai ende nuk ka vendosur nëse do t’i kthehet operacioneve ushtarake. Megjithatë, situata është jashtëzakonisht fluide dhe mund të ndryshojë në çdo kohë.
