BE miraton paketën e katërt të sanksioneve kundër Rusisë

BE-ja ka miratuar paketën e katërt të sanksioneve, duke përfshirë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit të Roman Abramovich, shkruan The Guardian.

Sanksionet përfshijnë:

Të lidhura

None found

–Ndalimin e importit për një sërë produktesh çeliku.

-Ndalimin e investimeve të reja në të gjithë sektorin energjetik rus, me përjashtime të kufizuara për energjinë bërthamore dhe transportin e produkteve të caktuara energjetike në BE.

-Ndalimin e eksportit për mallrat luksoze (p.sh. makina luksoze, bizhuteri) me vlerë mbi 300 €.

-Ndalimin e vlerësimit të Rusisë dhe kompanive ruse nga agjencitë e vlerësimit të kredisë së BE-së, gjë që do të rezultonte në humbjen e aksesit të mëtejshëm në tregjet financiare të BE-së.

“Ndërsa lufta e Presidentit Putin kundër popullit ukrainas vazhdon, po ashtu vazhdon vendosmëria jonë për të mbështetur Ukrainën. Kjo paketë e katërt sanksionesh është një tjetër goditje e madhe për bazën ekonomike dhe logjistike mbi të cilën mbështetet Rusia për të kryer pushtimin e Ukrainës.

Qëllimi i sanksioneve është që Presidenti Putin të ndalojë këtë luftë çnjerëzore dhe të pakuptimtë, tha Josep Borrell, kreu i punëve të jashtme të BE-së.


Shtuar më 15.03.2022 09:38

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş