Ballkani i Hapur, Lavrov flet hapur: BE kërkon ta kthejë në projektin e tyre, nuk ka pranuar që Moska t’i japë mbështetje

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov nuk arriti dot të kryente vizitën e planifikuar në Serbi, pasi iu mbyll hapërisa ajrore.

Kështu Lavrov u detyrua të anulojë udhëtimin, ndërsa Rusia e quajti këtë si një veprim armiqësor.

Të lidhura

None found

Për këtë, diplomati i lartë rus ka reaguar ashpër, duke e konsideruar të papranueshme pengesën që iu bë, ndërsa autoritetet në Moskë dënuan veprimin e tre shteteve.

Sipas Lavrovit, nuk mund t’i hiqet një shteti sovran e drejta për të ndjekur politikën e saj të jashtme. Por teksa komenton se çfarë do të diskutohej në Serbi, Lavrov përmend edhe Ballkanin e Hapur, duke thënë se BE nuk ka pranuar që Moska t’i japë mbështeje Serbisë, apo projektit Ballkani i Hapur.

“Natyrisht, ata që po i tërheqin fijet në Bruksel nuk e kanë dashur këtë, nuk kanë dashur që ne t’i shprehim mbështetjen tonë për Beogradin, ndër të tjera, projektin e Ballkanit të Hapur. Tashmë është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur”-tha ministri i Jashtëm rus, raporton media serbe Kurir.

Më tej Lavrov thotë se BE dëshiron të bëjë një projekt të quajtur “Ballkani i mbyllur”, që sipas tij kjo politikë është e përqendruar në drejtimin anti-rus.

“Ne vlerësojmë qëndrimin e guximshëm të Serbisë dhe personalisht të presidentit Vuçiç, i cili thekson se nuk do të angazhohet në aktivitete antiruse, por Bashkimi Evropian dëshiron që të gjithë kandidatët të marrin përsipër detyrime të karakterit rusofobik”, tha Lavrov.


grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet