Autobusi plot me pasagjerë përfundon në humnerë, 29 të vdekur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Meksikë, kur një autobus plotë me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë.

Si pasojë e aksidentit tragjik kanë humbur jetën 29 pasagjerë, ndërsa 19 të tjerë janë lënduar.

Autoritetet bëjnë me dije se mes viktimave janë 15 gra, 13 burra dhe një fëmijë.

Aksidenti tragjik ndodhi dje rreth orës 06:30 me orën lokale, sipas raportimeve të policisë dhe prokurorisë. Autobusi, i cili i përkiste një kompanie lokale transporti, ishte nisur mbrëmjen e kaluar nga kryeqyteti, Meksika, për në fshatin Santiago Yosundua (1500 banorë)./albeu.com/


Shtuar 6.07.2023 08:28