Alarm në Gjermani, spiunazhi, sabotimi dhe sulmet kibernetike shkaktojnë 211 miliardë euro dëme

Ekonomia gjermane po kërcënohet gjithnjë e më shumë nga spiunazhi, sabotimi dhe sulmet kibernetike, paralajmërojnë autoritetet e vendit.

Të lidhura

None found

Sipas studimit të fundit të Bitkom, shoqatës gjermane të industrisë së IT-së, humbjet e shkaktuara nga këto veprimtari arrijnë në të paktën 211 miliardë euro. Në anketim u përfshinë rreth një mijë drejtues kompanish. Krahasuar me një vit më parë, kur dëmi përllogaritej në rreth 289 miliardë euro, shifra ka shënuar rënie.

Bitkom vlerëson se përmasat reale të dëmit mund të jenë ndjeshëm më të larta, për shkak se një numër i madh incidentesh nuk raportohen. Mes autorëve të sulmeve po evidentohen gjithnjë e më shpesh shërbimet e inteligjencës së vendeve të huaja. Pjesa e kompanive që dyshojnë se këto shërbime janë të përfshira është rritur nga 28 në 37%.

Të dhënat e studimit tregojnë se kompanitë lidhin Kinën me 52 % të sulmeve të identifikuara, ndërsa Rusinë me 49 %. Një shtim i konsiderueshëm është vërejtur edhe te incidentet për të cilat dyshohet se e kanë origjinën nga Irani.

Pavarësisht kësaj, grupet kriminale vijojnë të jenë aktorët më të zakonshëm, duke u lidhur me rreth 62 % të rasteve. Në të njëjtën kohë, inteligjenca artificiale po ndikon në ndryshimin e situatës: autorët e sulmeve e shfrytëzojnë për t’i kryer operacionet më shpejt, kurse kompanitë synojnë ta përdorin për të rritur nivelin e mbrojtjes.

Shqetësim të veçantë për autoritetet gjermane përbëjnë industria e armatimeve dhe kërkimet mbi teknologjinë e dronëve. Sipas paralajmërimit të tyre, aktorët e huaj shtetërorë po mbështeten në masë gjithnjë e më të madhe te grupet kriminale kibernetike dhe te personat e rekrutuar brenda Gjermanisë për të kryer sabotime.


Shtuar 28.08.2026 15:28

sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetbelugabahispusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobethttps://x.com/HorizonsLePartisekabetcasibom girişHoliganbetjojobetjojobet girişsekabet