Schwarzmilzferner, akullnaja e fundit në rajonin e Allgäut në Alpe, nuk konsiderohet më akullnajë pas verës së nxehtë të këtij viti. Ndryshimi i statusit të saj është një tjetër tregues i ndikimit të ngrohjes globale.
Sipas medias gjermane, temperaturat e larta të verës i kanë pakësuar Schwarzmilzfernerit trashësinë e akullit me më shumë se katër metra dhe vëllimin me rreth gjysmën.
Të lidhura
None found
Studiuesit shpjegojnë se lëvizja e vazhdueshme përgjatë shpatit është një nga kushtet kryesore që një masë akulli të klasifikohet si akullnajë.
Glaciologu Mayer, i cili e ndjek gjendjen e Schwarzmilzfernerit prej vitesh, paralajmëron se akulli i saj mund të zhduket plotësisht pas verës së ardhshme.
Schwarzmilzferner nuk është rasti i vetëm. Sipas Mayer, temperaturat e larta dhe pakësimi i pandërprerë i masës së akullit bëjnë që çdo vit të zhduken disa akullnaja të vogla në Alpe.
Tkurrja e shpejtë po vë në rrezik edhe katër akullnajat e fundit të mbetura në Gjermani. Studiuesit thonë se as reshjet e shumta të dëborës në dimër nuk arrijnë më të zëvendësojnë akullin e humbur, ndërsa nxehtësia e verës e përshpejton shkrirjen.







