Aksident në Moldavi, 5 persona digjen të gjallë në makinë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Moldavi, ku dy makinat pas përplasjes kanë shpërthyer në flakë, duke bërë që 5 persona të digjen të gjallë.

Aksidenti u regjistruar në autostradën M5 Kishinau-Balti, në afërsi të qytetit Codreanca. Përveç pesë personave që humbën jetën, shtatë të tjerë janë transportuar në spital pasi kanë mbetur të plagosur.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë tre ekipe të zjarrfikësve, të cilët konstatuan se një veturë e markës “Mitsubishi”, në të cilën ndodheshin pesë persona, përkatësisht tre të rritur dhe dy të mitur, është përplasur me një makinë tjetër të llojit “Opel” në të cilën udhëtonin gjashtë persona, mes të cilëve tre të rritur dhe tre të mitur.


Shtuar 10.08.2024 18:02