Bombardimet në Kharkiv shkaktojnë 4 viktima, mes tyre 2 fëmijë

Një bombardim gjatë natës nga forcat e armatosura ruse goditi një ndërtesë banimi pranë qytetit të Kharkiv, duke vrarë katër persona, përfshirë dy fëmijë. Kjo është raportuar nga BBC, duke cituar Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës.

Sulmi goditi fshatin Slobozhanske në juglindje të vendit. Urgjenca shtetërore bëri të ditur gjithashtu se nga sulmi është plagosur një vajzë 5-vjeçare e cila është dërguar me urgjencë në spital. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë operacionet e kërkimit për nxjerrjen e trupave nga rrënojat. /


Shtuar 10.03.2022 08:35