Blushi takim me drejtuesit e PL-së në SHBA dhe BE: Shqipëria është shpopulluar në mënyrë kriminale

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një mbledhje online me strukturat e diasporës. Gjatë takimit Blushi është shprehur se, diaspora është dhe do të jetë në ballë të betejës kundër narkoshtetit. Duke përcjellë përshëndetjet e presidentit të partisë Ili Meta, Blushi u kërkoj të gjitha strukturave në diasporë që të shumëfishojnë aksionet si dhe të jenë më aktive me bashkëatdhetarët apo dhe ndërkombëtaret.

Ai shtoi se është e domosdoshme që të gjitha strukturat e PL-së në Diasporë, në SHBA, në Angli, dhe në të gjithë vendet e Bashkimit Europian të vlerësojnë me realizëm dhe të ndërmarrin veprime të shpejta dhe të theksohet që Shqipëria është Shteti i parë në historinë e Europës që identifikohet si Narkoshtet, nuk ka asnjë precedent të ngjashëm në të gjithë historinë e Europës.

Ai shtoi se Edi Rama ka thyer edhe një tjetër rekord në këtë drejtim, pa llogaritur faktin që sot Shqipëria ka hyrë në një proces të Integrimit Europian si vendi ku të gjitha indekset, përfshi luftën kundër korrupsionit, Shtetin Ligjor, drejtësinë, median etj. Sipas tij ka raportet më negative vit pas viti dhe çështje më të rënda akoma, se sot Shqipëria ka hyrë në këtë proces, pra në procesin e hapjes së grup kapitujve me Bashkimin Europian, si Shteti ku ka të burgosur politikë.

Blushi tha se është e domosdoshme të riorganizohen fuqishëm, kudo në Diasporë, të zgjerohen në mënyrë të pandalshme, për të dënuar pa mëshirë këtë Narkoregjim që në 11 vite ka shpopulluar Shqipërinë në mënyrë kriminale. Sekretari i PL-së u shpreh se Presidenti Meta u rrëmbye dhe ndodhet sot në arrest me burg, sepse denoncoi në mënyrë të pakompromis projektin e “Ballkanit të Hapur ” që u themelua në Nish edhe nga Edi Rama. Ai shtoi se Meta u rrëmbye dhe është sot me masën arrest në burg pa prova, pa fakte dhe pa dëshmi si një nga denoncuesit më guximtar të korrupsionit të përbindshëm shtetëror të Edi Ramës dhe të inkriminimit më të tmerrshëm të kësaj Qeverie.

Fjala e Tedi Blushit:

Përshëndetje dhe një falënderim për të gjithë drejtuesit e strukturave tona në Diasporë, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe jo vetëm, që janë sot në këtë mbledhje online të këtij Komisioni, në këtë mbledhje të dytë të Komisionit për të ndarë vlerësimet tona dhe për të përcaktuar mënyrën e re të organizimit në kushtet ku Partia e Lirisë ndodhet.

Referuar faktit që Presidenti i Partisë së Lirisë, zoti Ilir Meta, fiks si sot dy javë, u rrëmbye në mënyrë terroriste nga Narkorregjimit i Edi Ramës. Së pari, më lejoni t’ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta për secilin nga kryetarët e Partisë së Lirisë në Diasporë dhe sigurisht tju përcjell mesazhin e tij për nevojën e shumëfishimit dhe intensifikimit të aksionit tonë në Diasporë, jo vetëm për ti njohur me situatën shumë të rëndë në të cilën ndodhet vendi, por edhe për të nxitur më shumë strukturat tona që të jenë më aktive sidomos në këtë situatë të paprecedentë për partinë tonë dhe sigurisht edhe për vendin.

Sigurisht që besoj se jeni njohur edhe nga mediat, por edhe nga komunikimet që kemi patur fiks dy javë më parë, pra ditën kur Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta u rrëmbye dhe u ndalua politikisht pa prova, pa fakte dhe pa dëshmi, mbështetur vetëm në një vullnet tërësisht politik dhe kriminal të Kryebanditit Edi Rama dhe ju falënderoj sërish dhe për solidaritetin që nëpërmjet jush na është përcjelle nga të gjithë anëtarët tanë në Diasporë dhe veçanërisht mijëra anëtarët tanë në SHBA, për të cilët tashmë është e qartë si drita e diellit që ky rrëmbim terrorist i Presidentit Meta ka qenë i planifikuar prej kohësh dhe jo rastësisht ndodhi në prag të fushatës zgjedhore të vitit të ardhshëm dhe vetëm për ti garantuar Narkoshtetit të Edi Ramës, përmes sigurisht Narkodrejtësisë edhe 4 vite të tjera sundim në kurriz të shqiptarëve dhe në dëm të interesave tona kombëtare.

Mënyra tërësisht denigruese, degraduese dhe çnjerëzore e rrëmbimit të Presidentit Meta nga persona me maska, të paidentifikuar, pa dinstiktiv, me automjete private dhe në shkelje të hapur të Kushtetutës, të Konventës Europiane për të drejtat e njeriut dhe të cdo ligji, mbështetur mbi një dosje farsë, që është cmontuar edhe nga vetë Presidenti Meta me sqarimet e tij publike, nuk tregon gjë tjetër, veçse faktin që ky Narkoshtet që tashmë ka nën kontroll të gjitha Institucionet, që ka kapur për fyti edhe drejtësinë, që sot po shërben si hanxhar apo si vrasëse me pagesë e pluralizmit politik në vend, të demokracisë dhe mbi të gjitha të opozitarizmit të vërtetë i duhet, pra këtij regjimi ti shkurtojmë orën sa më shpejt.

Është e domosdoshme që të gjitha strukturat tona në Diasporë, në SHBA, në Angli, dhe në të gjithë vendet e Bashkimit Europian të vlerësojnë me realizëm dhe të ndërmarrin veprime të shpejta dhe sigurisht të vendosura në drejtim jo vetëm të një organizimi më efikas, por sigurisht edhe të njohjes të kësaj situate dramatike dhe të përcjelljes së informacioneve në të gjithë vendet dhe miqtë tanë të huaj, sepse është shumë e rëndësishme të theksohet që Shqipëria është Shteti i parë në historinë e Europës që identifikohet si Narkoshtet, nuk ka asnjë precedent të ngjashëm në të gjithë historinë e Europës.

Edi Rama ka thyer kështu edhe një tjetër rekord në këtë drejtim, pa llogaritur faktin që sot Shqipëria ka hyrë në një proces të Integrimit Europian si vendi ku të gjitha indekset, përfshi luftën kundër korrupsionit, Shtetin Ligjor, drejtësinë, median etj. ka raportet më negative vit pas viti dhe çështë më e rëndë akoma, sot Shqipëria ka hyrë në këtë proces, pra në procesin e hapjes së grup kapitujve me Bashkimin Europian, si Shteti ku ka të burgosur politikë.

Besoj ju e dini rrëmbimin terrorist dhe kriminal dhe më pas burgosjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës Fredi Beleri, sot Eurodeputet, të gjithë jemi në dijeni të ndalimit tërësisht politik pa prova, pa fakte të Liderit historik të Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha, besoj të gjithë jeni në dijeni se si një nga deputetët zemër luan të Opozitës, nënkryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Ervin Salianji sot është i burgosur politik për gjoja kallëzim të rremë, pra është dënuar pa ligj, vetëm sepse guxoi të bënte një denoncim të vërtetë sa i përket lidhjeve të tmerrshme të trafikut ndërkombëtar të drogës me nivelet e larta të Qeverisë për të mbërritur në rastin e fundit, në agresionin e pastër të Edi Ramës ndaj Partisë së Lirisë, të rrëmbimit terrorist, kriminal dhe ndalimit me burg të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta.

Është e qartë që gjithë ky proces rrëmbimi politik dhe të gjitha veprimet e paligjshme të faktuara nga Prokuroria, pra nga SPAK- u i Edi Ramës, që vërtetoi edhe njëherë asgjësimin total të Reformës në Drejtësi, të asaj reforme që u miratua me 140 vota, por që u katandis në një reformë me 69 vota dhe besoj të gjithëve ju kujtohet votimi në Parlament i Prokurorit të Përgjithshëm në Parlament me 69 vota, tek ligji i betimit të gjyqtarëve tek Lana dhe për të mbërritur në fazën finale të asgjësimit total të kësaj reforme që konfirmon edhe njëherë tjetër që tashmë mafia në Pushtet ose Mafiokracia siç cilësohet me të drejtë në të gjitha mediat prestigjioze Ndërkombëtare, të kapur edhe sistemin e drejtësisë për të vendosur aty prokurorë që nuk janë asgjë tjetër veçse vrasës me pagesë të Opozitës për të emëruar, pra Ramaforma, gjyqtarë, që nuk kanë bërë gjë tjetër veçse e kanë shndërruar Gjykatën Kombëtare Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në një Gjykatë Kombëtare kundër Opozitës, sepse është afërmendsh e qartë që Narkoshteti nëpërmjet Narkodrejtësisë, nëpërmjet ktij ndalimi dhe rrëmbimi të paligjshëm, pa fakte, pa prova dhe pa dëshmi të Presidentit Meta ka patur vetëm një qëllim politik, duke u vendosur tërësisht në funksion të axhendës personale dhe elektorale dhe sigurisht politike të Edi Ramës, që ka qenë izolimi i paligjshëm dhe ekstrem i Presidentit Meta, me qëllim pengimin e aktivitetit të tij opozitar, me qëllim pengimin e aktivitetit tonë si Parti e Lirisë, në mënyrë që ky regjim mafioz ta ketë më të thjeshtë sundimin edhe për 4 vite të tjera në kurriz të shqiptarëve.

Ndaj është e domosdoshme të riorganizohemi fuqishëm, kudo në Diasporë, të zgjerohemi në mënyrë të pandalshme, për të dënuar pa mëshirë këtë Narkoregjim që në 11 vite ka shpopulluar Shqipërinë në mënyrë kriminale duke I bërë Kombit tonë atë që nuk ja kanë bërë as armiqtë e tij më të egër, 1 milion shqiptarë sot ndodhen jashtë vendit dhe ndërkohë edhe statistikat e fundit të Eurostatit konfirmojnë se ky proces vijon për fat të keq me ritme të pandalshme.

Ndaj dua të theksoj se ky arrestim i paligjshëm dhe banditesk i dy javëve më parë është jo vetëm shfaqja por edhe thelbi kriminal i një procesi të tërë hetimor ndaj Presidentit Meta, që është bazuar vetëm në montime politike me dëshmitarë të rremë dhe me probleme serioze me drejtësinë dhe për fat të keq dhe të disa osh bashkëpunëtorëve të zotit Meta që prej kohësh kanë rënë në rrjetën e SPAK- ut për shkak të papërgjegjshmërisë dhe mendjelehtësisë së tyre dhe që u kthyen edhe në bashkëpunëtorë të regjimit ,të këtij regjimi të cilit i kemi bërë të qartë dhe falenderoj edhe mijëra anëtarët tanë në Diasporë për solidaritetin dhe për mbështetjen që na kanë dhënë në këtë drejtim, pra që ky regjim ta harrojë se do të mund ta marri peng këtë forcë politike, këtë forcë patriotike dhe se ky rregjim do ta marri ndëshkimin me të ashpër nga anëtarët tanë brenda vendit, nga anëtarët tanë në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe sigurisht nga Diaspora jonë, në të cilën ne kemi struktura shume solide, kemi drejtues si ju, personalitete, të mirë arsimuar dhe që keni dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për partinë tonë, kontribut intelektual dhe sidomos në hartimin e alternativës sonë të një mirë qeverisjeje, të alternativës sonë patriotike, të alternativës sonë që rikthen shpresën dhe besimin, të 5 prioriteteve tona madhore për 4 milionë shqiptarë plus.

Besoj, ju e dini që ne tashmë e kemi edhe një program të qartë për Diasporën, që është bërë edhe publik, por që unë po e rikujtoj për të gjithë ju dhe për të gjithë shqiptarët që na ndjekin, një program konkret dhe plotësisht i realizueshëm, sepse për ne Diaspora nuk është vetëm një potencial i jashtëzakonshëm, por është potenciali më i madh që ka sot Shqipëria dhe vendi ynë, sepse sikundër e theksova shpopullimi ka qenë axhenda e qëllimshme, antikombëtare e “Rilindjes” dhe e Edi Ramës, me të vetmin qëllim, për të përzënë nga ky vend forcat më krijuese, forcat më kritike, energjitë e reja dhe për të përshpejtuar atë qëllim dhe atë mision antikombëtar që Pashiqi shqip folës Edi Rama ka marrë përsipër ta verë në jetë dhe që ne me cdo cmim nuk do ta lejojmë.

Dua tju rikujtoj, se Partia jonë, ashtu si dhe gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë, janë sot target i Internacionales së Surrogacisë dhe i mafies Ndërkombëtare, e cila ka diktuar dhe ka urdhëruar, në bashkëpunim edhe me Edi Ramën edhe izolimin e Presidentit Meta dhe izolimin e Liderit historik të Partisë Demokratike Dr. Berishës, sepse këto 2 personalitete dhe drejtues të Opozitës, kanë qenë dhe janë dhe do të jenë zëdhënësit më të fuqishëm të çështjes Kombëtare.

Une dua tju kujtoj se Presidenti Meta, është ndaluar sot nga Edi Rama, së pari për mbrojtjen e pakompromis të interesit Kombëtar dhe të çështjes Kombëtare, është ndaluar për shkak të mbrojtjes së pakompromis të Sovranitetit dhe Integritetit territorial të Shqipërisë, Presidenti Meta është rrëmbyer dhe është sot në burg politik, sepse ai ka mbrojtur dhe mbron dhe do të mbrojë gjithmonë me patriotizëm çështjen e Kosovës dhe ka qenë një nga denoncuesit më të ashpër të projektit ogurzi ku u përfshi direkt dhe Edi Rama të ndarjes së Kosovës dhe të ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Sot Presidenti Meta është me masë sigurie arrest në burg nga Edi Rama dhe nga mafia Ndërkombëtare, sepse ka mbrojtur me patriotizëm interesat e Shqipërisë në raport me çështjen e detit, një tradhti kombëtare ku Edi Rama ka patur për bashkëpunëtor edhe Lulzim Bashën.

Presidenti Meta u rrëmbye dhe ndodhet sot në arrest me burg, sepse denoncoi në mënyrë të pakompromis projektin e “Ballkanit të Hapur ” që u themelua në Nish edhe nga Edi Rama dhe sigurisht që u rrëmbye dhe është sot me masën arrest në burg pa prova, pa fakte dhe pa dëshmi si një nga denoncuesit më guximtar të korrupsionit të përbindshëm shtetëror të Edi Ramës dhe të inkriminimit më të tmerrshëm të kësaj Qeverie, sic faktojnë edhe raportet më te fundit, madje une dua tju rikujtoj edhe indeksin e drejtësisë ku Shqipëria renditet poshtë edhe Vietnamit Komunist edhe shumë vende më poshtë edhe se Bjellorusia e Lukashenkos.

Është ky raport dhe sigurisht edhe raporte të tjera që cmontojnë dhe faktojnë se qëndrimet tona në raport me kapjen e Reformës në Drejtësi, me shndërimin e saj në një Ramaformë janë qëndrime të drejta, janë qëndrime të qarta, sepse janë këto indekse dhe këto raporte që e rendisin sot Shqipërinë si vendin e parë në Rajon dhe në Europë për nivelin më të lartë të korrupsionit, që e rendisin Shqipërinë në vendin e dytë në botë pas Zambies për nivelin e ryshfetit dhe që e rendisin Shqipërinë pas Vietnamit Komunist sa i takon indeksit të drejtësisë, që faktojnë që në këtë vend për herë të parë edhe në historinë e Europës është instaluar një Narkoshtet dhe një Narkoregjim, që për fat të keq pra kjo mafie pasi kapi Qeverinë, pasi kapi Parlamentin, pasi kapi të gjitha Institucionet e tjera të pavarura, tani ka kapur për fyti edhe drejtësinë.

Ndaj ju ftoj të gjithëve të vijojmë në mënyrë të pandalshme procesin e hapjes së Partisë së Lirisë, të zgjerimit të saj në Diasporë.

Jam shumë i lumtur që u njoha dhe nga Kryetari i Komisionit të Diasporës për anëtarësimet e reja që kanë ndodhur vetëm këto dy javë në degët tona, të Partisë së Lirisë në SHBA, në Angli, në Belgjikë, në Greqi dhe në te gjithë vendet e BE, që tregojnë dhe njëherë se Partia e Lirisë dhe qëndrimet e saj, që Presidenti Meta ka mbështetjen e të gjithë shqipëtarëve patriotë dhe të ndershëm që besojnë programin tonë, që ju besojnë qëndrimeve tona të drejta.

Dua të ritheksoj edhe njëherë programin tonë me 5 prioritetete për 4 milionë shqiptarë plus, janë pesë prioritetete madhore, të cilat jo vetëm i japin fund shpopullimit, jo vetëm mundësojnë dyfishimin e pagave dhe të pensioneve, jo vetëm mundësojnë zhvillimin e arsimit në menyre që sot Shqipëria nga një vend i renditur posht edhe vendeve të botës së tretë sa i përket kërkimit shkencor apo nivelit arsimor, te jete një vend ku të rinjtë dhe të rejat të mirë arsimohen dhe të mirë edukohen.

Fale 5 prioriteteteve tona ne do të mundësojë një zhvillim të jashtëzakonshëm te Bujqësisë dhe Blegtorisë me mbështetje direkte dhe pagesa konkrete, që do të mundësojnë gjithashtu edhe ndalimin e shpopullimit të zonave më prodhuese të Shqipërisë dhe të ndalimit të largimit të fermerëve qe sot për fat të keq vazhdojnë të hedhin produktet në kanal, sepse ky në fakt ka qenë edhe projekti jo vetëm i “Ballkanit të Hapu” por edhe qëllimi i Edi Ramës që importet të shkatërrojnë ekonominë vendase dhe jo më kot sot Shqipëria nuk krahasohet as me Maqedoninë e Veriut dhe as me Kosovën sa i përket eksporteve.

Dhe pika e pestë meqë jemi tek eksportet, është shndërimi I Shqipërisë në fuqi eksportuese në Rajon, sepse sikundër e dimë të gjithë, Shqipëria është vendi i vetëm në Rajon dhe besoj edhe në Europë që thyen rekord vetëm për importin e bananeve dhe për të mos bërë më ironi, vetëm për importin e drogës, sepse jo më kot importi i bananeve është rritur 60 herë, që do të thotë importi i drogës në vend është rritur 60 herë dhe janë këto para të pista me të cilat Edi Rama do tentojë dhe po tenton që tani të shkatërrojë zgjedhjet sic u përpoq dhe po përpiqet që duke ndaluar Presidentin e Partisë së Lirisë, duke ndaluar Liderin historik të Partisë Demokratike, të mund të corjentojë Opozitën dhe të trembi popullin, ta harrojë.

Nën drejtimin e Presidentit Meta, Partia e Lirisë së bashku me Opozitën e bashkuar do të arrijmë një rezultat të jashtëzakonshëm në zgjedhje dhe të jeni të bindur që do të bëjmë gjithçka në përballjen dhëmb për dhëmb me këtë Narkoshtet për ti shkurtuar orët sa më parë. Ndaj do të isha i lutur që pavarësisht këtyre lajmeve të mira që mora sot, pra për shtimin e anëtarëve të rinj të Partisë së Lirisë në Diasporë, të intensifikojmë më shumë aksionin tonë kudo, në mënyrë që Diaspora të jetë pjesë sa më shpejt e vendimmarrjes në vend në mënyrë qe ju të merrni në dorë fatet e vendit.

Dua gjithashtu tju rikujtoj që programi i Partisë së Lirisë për Diasporën së pari është i qartë, së dyti është konkret dhe plotësisht i realizueshëm. Ne angazhohemi për një Ministri për Diasporën dhe nje Ministri e cila nuk do të jetë e dedikuar për të organizuar evente sic I keni parë në të kaluarën, por një Ministri e cila do të ndjeki legjislacionin nxitës dhe favorizues për të gjithë shqiptarët që duan të kthehen dhe të ri integrohen në vendin e tyre.

Po kështu kjo Ministri do të ketë funksion primar të saj krijimin dhe vënien në efiçencë të zyrave për emigracionin dhe Diasporën kudo nëpër Ambasadat dhe Konsullatat tona nëpër botë dhe sigurisht për të dhënë ndihmesën e duhur ligjore dhe mbrojtjen ndaj Qeverive pritëse dhe mbështetjen komunitare.

Gjithashtu dua tju kujtoj se pjesë e programit të Partisë së Lirisë për Diasporën është se bizneset e shqiptarëve që janë jashtë vendit do të kenë lehtësira fiskale të miratuara me ligje në momentin që ata do të vendosin të rilthejen ne Shqipëri. Ky program angazhohet për përjashtimin deri në 10 vite nga tatimi mbi fitimin për investimin që do të bëhet si dhe përjashtimin për 10 vite nga taksat lokale.

Gjithashtu programi i Partisë së Lirisë për Diasporën angazhohet për dhënien e tokës – shtet me 1 euro për të gjitha projektet zhvillimore si dhe angazhohet që Shteti, me Partine e Lirisë nesër në qeverisje do të marri përsipër kostot lokale te TVSH- së për të gjitha pajisjet, investimet që shqiptarët që vendosin të kthehen në vendin tonë do të bëjnë në Shqipëri. Gjithashtu 20% e listave për Deputet të Partisë së Lirisë do të jenë me përfaqësues nga Diaspora.


Shtuar 3.11.2024 18:50