Bllokohet Rruga e Arbrit, shkak moti i keq dhe rrëshqitja e dheut

Moti i keq me reshje shiu dhe rrëshkitjet e dherave kanë bërë që Rruga e Arbërit të bllokohet.

Konkretisht ka qenë një masiv dheu dhe gurësh që janë shembur, duke e bërë këtë aks të pakalueshëm.

Sipas burimeve, prej më shumë se një ore po punon një eskavator i firmës së ndërtimit të rrugës për pastrimin e saj.

Ndërkohë policia përmes një njoftimi për mediat bën me dije se shembja ka ndodhur në aksin rrugor Xibër-Qafë Murrizë.

Policia e vendosur në të dy anët e rrugës orienton drejtuesit e mjeteve që në raste emergjente të ndjekin aksin e vjetër.

“Si pasojë e motit me reshje shiu e dëbore në aksin rrugor  Xibër-Qafë Murrizë, është shembur një masiv dheu dhe gurësh duke e bërë këtë aks të pakalueshëm.

Shërbimet e mirëmbajtjes së rrugës me mjetet eskavator po punojnë për hapjen dhe pastrimin e saj.

Shërbimet e Policisë ndodhen në të dy kahet e rrugës për të  orientuar drejtuesit e mjeteve që në raste emergjente të ndjekin aksin e vjetër”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com/