Ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë thirrje për dialog mes Serbisë dhe Kosovës që të 2 liderët të ulen dhe të bisdedojnë. Thirrjen po ashtu, ministrja Xhaçka e ka drejtuar dhe për BE-në dhe për SHBA-në që të këmbëngulin për vijimësinë e dialogut.
Përmes një postimi në Twitter, ministrja Xhaçka ka thënë se “as ushtria serbe nuk do të hyjë në Kosovë dhe as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në konflikt të armatosur” teksa ka shtuar se barrikadat janë një shfaqje që nuk ka të bëjë fare me interesin e njerëzve të zakonshëm.
1/4 Nor the ?? army will enter “Kosovo”, neither the Kosova army will enter any armed conflict! It’s all about a display of internal politics and has nothing to do with the ordinary people’s interest.This is ridiculously dangerous and should stop for the sake of all our region
— Olta Xhaçka?? (@xhacka_olta) December 28, 2022
Ministrja Xhaçka shton se “barrikadat nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm minojnë të ardhmen tonë të përbashkët”.
“As ushtria serbe nuk do të hyjë në “Kosovë”, as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në konflikt të armatosur! E gjitha ka të bëjë me një shfaqje të politikës së brendshme dhe nuk ka të bëjë fare me interesin e njerëzve të zakonshëm. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të gjithë rajonit tonë.
Serbia duhet të ndalojë së përkrahuri me arsyetime të pajustifikueshme ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe më në fund të kuptojë se e ashtuquajtura “Kosova&Metohija” ka ikur. Përgjithmonë! Barrikadat nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm minojnë të ardhmen tonë të përbashkët.
Shqiptarët dhe serbët janë dy kombet më të mëdhenj të këtij rajoni dhe ata janë “dënuar” për të gjetur një rrugë të qëndrueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët.
Ne u bëjmë thirrje të dy liderëve të ulen dhe të bisedojnë dhe i bëjmë thirrje BE-së/SHBA-së që të këmbëngulin për të. Çdo gjë tjetër përveç dialogut është e dënuar të dështojë. Mjerisht”, shkruan Xhaçka në Tëwtter.