Ditën e sotme, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të zhvillojë një vizitë në Tiranë. Diplomati amerikan pritet të mbërrijë në orën 11:00 dhe do të qëndrojë deri në 20:00.
Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj, si dhe do të mbajë një takim edhe me të rinjtë te Piramida.
Të lidhura
None found
Mësohet më herët se Sekretari amerikan i Shtetit, do të nënshkruajë edhe disa marrëveshje në Tiranë.
Bëhet fjalë për një memorandum mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa marrëveshja tjetër ka të bëjë në fushën e edukimit, lidhur me programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.
Pasi të mbërrijë në Rinas, diplomati amerikan do të udhëtojë drejt kryeqytetit nën masa të rrepta sigurie.
Vizita e parë e Antony Bliken, konfirmon partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara, por gjithashtu, forcon pozitat e Shqipërisë si një vend kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor.
