Blindohet Tirana! Vihet në pranga autori i grabitjes së dhunshme në shtëpinë e Nazmi Çangut (FOTO LAJM)

Mëngjesin e sotëm në Tiranë po zhvillohet një operacion blic nga FNSH me urdhër të Prokurorisë së Krujës.

Burimet bëjnë me dije se ky aksion vjen pas grabitjes së biznesmenit Nazmi Çangu dhe sipas burimeve është vënë në pranga një nga autorët.

Prokuroria e Krujës ka lëshuar 4 urdhër ndalimi për persona të përfshirë në ngjarjen kriminale.

Operacioni mësohet se është shtrirë në 3 qytete, Krujë, Durrës dhe Tiranë.

Ndër 4 personat që ndalohen, 2 janë të përfshirë në dhunimin e grabitjen e banesës të Nazmi Çangut në Fushë Krujë.  Gjithjashtu mësohet se me urdhër gjykatë është ushtruar kontroll në disa banesa dhe automjete të personave me precedentë penal në fushën e vjedhjeve.

Pritet njoftimi zyrtar i policisë së Shtetit mbi ndalimet dhe kontrollet në fjalë.

Rikujtojmë se ditën e djeshme u bë me dije se një ndër hajdutët e biznesmenit Nazmi Çangu ndodhej në Tiranë pasi kishte lënë gjurmë në vendngjarje. /albeu.com/

 

 


Shtuar 6.11.2021 08:21