“Blindohet” Apeli i GJKKO, “vuloset” sot fati i Shullazit dhe antarëve të tjerë të bandës

Ditën e sotme pritet të shpallet vendimi për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e bandës së tij, të cilët akuzohen për krime të shumta.

Sipas burimeve, procesi gjyqësor do të zhvillohet rreth orës 13:00 nën masa të rrepta sigurie për shkak të çështjes së ndjeshme, si dhe pa praninë e të pandehurve dhe të avokatëve.

Gjykata e zhvilloi seancën e fundit pa praninë e avokatëve të Shullazit, duke argumentuar se ata po sfidojnë drejtësinë.

Që prej nisjes së procesit në dhjetor të vitit 2018, numri i seancave të shtyra në Apel ka qenë mbi 40, duke futur gjyqin në ngërç./albeu.com/


Shtuar 3.12.2021 10:06