Blendi Klosin e “kryqëzojnë” në Urën Vajgurore: Jeni komplet të lodhur, ca na bën kot muhabet taksash ketu

Qytetarët janë të pakënaqur nga qeverisja dhe këtë e shprehin shpeshherë në rrjete sociale apo në jetën e përditshme,  edhe pse rrallë kanë guximin që t’jua thonë përballë politikanëve këtë gjë.

Ama në Urën Vajgurore një qytetar nuk ëhtë kursyer dhe i është kthyer kundër Blendi Klosit, ministër për Turizimin.

Retorikës së stërlodhshme të qeveritarit, qytetari i është përgjigjur me akuza të pastra duke i thënë se flet kot për taksë të sheshtë pasi vetëm ata e dinë ç’heqin mbi kurrizin e tyre.

Shtuar 4.04.2021 04:04