Blackout-i global/ Eksperti paralajmëron pasoja

Ish-shefi ekzekutiv i Qendrës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, tha se “më e keqja” e ndërprerjes globale të IT-së ka mbaruar, por paralajmëroi se vendet do të duhet të mësojnë të përballen me të metat e ardhshme.

Më e keqja ka mbaruar po derisa qeveritë dhe industria të bashkohen dhe të menaxhojnë disa nga këto të meta, kam frikë se ka të ngjarë të shohim më shumë nga këto në të ardhmen”, tha Prof Ciaran Martin tha për Sky News.

“Brenda vendeve si Britania e Madhe dhe gjetkë në Europë, ju mund të përpiqeni të ndërtoni atë qëndrueshmëri kombëtare për të përballuar këtë. Por në fund të fundit, shumë nga kjo do të përcaktohet në SHBA.

Nëse do të ketë rregullore për të provuar dhe eliminuar këto të meta, ndoshta do të duhet të realizohet nga SHBA dhe nuk mund të bëjmë shumë për këtë.

Pra, ne do të duhet të mësojmë të përballemi me këto gjëra, në vend që t’i eliminojmë ato”, përfundoi ai.

Linjat ajrore, bankat, kompanitë e telekomit ishin mes shumë bizneseve të tjera që raportuan probleme mëngjesin e së premtes. Sipas njoftimeve, më shumë se 1,000 fluturime u anuluan rreth e qark botës.

Një “update” i bërë nga kompania e sigurisë kibernetike CrowdStrike duket se është shkak për kolapsin në të cilin janë përfshirë aeroportet, bankat dhe disa biznese të tjeraa.

Përditësimi i aplikuar nga CrowdStrike duket se preku direkt sistemet Windows në të gjithë botën teksa përdoruesit raportuan se në ekranet e laptopeve të tyre u shfaq ajo që njihet si “ekrani blu i vdekjes.”


Shtuar 20.07.2024 12:56