Emisioni “Goca dhe Gra” u shoqërua këtë mbrëmje me një bisedë të hapur dhe emocionale. E ftuara Mira Kazhani foli për dëshirën e saj të madhe për t’u bërë nënë, një mundësi që nuk arriti ta përjetonte.
Kazhani u shpreh se do të kishte qenë më mirë po t’i kishte ngrirë vezët, ndërsa këtë zgjedhje ua sugjeroi të gjitha vajzave dhe grave.
Të lidhura
None found
Gjatë diskutimit për këtë temë, Ori Nebiaj bëri të ditur se e ka kryer një procedurë të tillë.
“I kam marrë masat”, deklaroi ajo.
“Është mirë që t’i ngrijmë vezët. Le të jetë aty. Tani, të them të drejtën, unë në libër i kam rrëfyer të gjitha”, tha Mira Kazhani.







