Numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan dhe Pakistan ka vijuar të rritet.
Deri më tani raportohet për 920 viktima dhe rreth 600 të plagosur.
Lajmin e bën të ditur BBC.
At least 250 people have lost their lives after a powerful earthquake jolted #Afghanistan‘s Paktika province.
Prayers for the victims of this horrendous tragedy. Sadly, the world has been quick to forget about #Afghans. #paktika #AfghanWomen #earthquake pic.twitter.com/Rcygdaq2OR
— Hamza Azhar Salam (@HamzaAzhrSalam) June 22, 2022
Fotot e shpërndara në mediat sociale tregonin njerëz në barela, rrënoja dhe shtëpi të rrënuara në provincën Paktika. Udhëheqësi i talebanëve Hibatullah Akhundzada tha se qindra shtëpi u shkatërruan dhe numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet.
Zëvendësministri i tij për menaxhimin e fatkeqësive, Sharafuddin Muslim tha në një konferencë për shtyo se të paktën 920 njerëz kanë humbur jetën dhe 600 të tjerë janë plagosur.
Tërmeti goditi rreth 44 km (27 milje) nga qyteti juglindor i Khost, pak pas orës 01:30 me orën lokale (21:00 të martën GMT), kur shumë njerëz ishin në shtëpi, duke fjetur.