Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 1.721 raste të reja me Covid-19 dhe 4 vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot, janë shëruar 2.704 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 183.111. Në total numri i rasteve aktive është 30.097.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.407 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.791.536 doza të vaksinës. Deri më sot 807.900 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com