Bie numri i pacientëve me Covid-19 në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 136 pacientë me Covid-19.

92 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse 9 pacientë në mjekim Intensiv.

Më së shumti pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Ndërkaq në Klinikën e Gjinekologjisë po trajtohen pesë paciente.

Kujtojmë që 1 shkurt të këtij viti në trajtim për Covid-19 në ShSKUKkanë qenë 216 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Covid-19:  92 pacientë të shtrirë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme

136 pacientë po trajtohen nga Covid-19, në kuadër të klinikave klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

92 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse 9 pacientë në Mjekim Intensiv

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 52 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 8 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë

Spitali i Prizrenit, 13 pacientë

Spitali i Gjilanit, 13 pacientë

Spitali i Pejës, 10 pacientë

Spitali i Gjakovës, 11 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 5 pacientë

Spitali i Ferizajt, 12 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

 


Shtuar 18.02.2022 12:32