Bie nga kati i pestë dy javë pas martesës, vdes këngëtari me famë botërore (FOTO LAJM)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Brazil ku një këngëtar i njohur ka rënë nga dhoma e një hoteli duke gjetur vdekjen.
Viktima është 23 vjeçari Kevin Nascimento Bueno, i njohur ndryshe si MC Kevin, dhe kishte vetëm dy javë që ishte martuar.

Ai sapo ishte martuar me avokaten Deolane Bezerra në një plazh në Meksikë dy javë më parë. MC Kevin, kishte 8.6 milionë ndjekësa në rrjetin Instagram. Pas vdekjes së tij tragjike Bezerra e kujtonte me një foto të martesës së tyre:

“Ti do të mbetesh dashuria e jetës time, burri që doja e admiroja më shumë. Zoti qoftë me ty, do të të dua gjithmonë”.

Kevin, nga Sao Paulo, publikoi këngën e tij të parë në 2013. Hiti i tij “Cavalo de Troia”, (Kali i Trojës) e vitit 2019 ka qindra miliona shikime në YouTube.
Ai ka pasur më parë probleme me ligjin, teksa ishte akuzuar për shpifje e provokim të autoriteteve, si dhe ishte arrestuar në hotel në Belo Horizonte në 2019 për përdorim drogash. /albeu.com/

 

 


Shtuar 18.05.2021 08:20