Biden: Jemi të hapur të vendosim sanksione ndaj Rusisë

Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi sot se do të diskutojë këtë javë me liderët e G7-ës për vendosje shtesë sanksionesh kundër Rusisë, si dënim ndaj pushtimit rus të Ukrainës, që ka filluar që prej 24 shkurtit.

“Ne jemi gjithmonë të hapur ndaj sanksioneve shtesë”, u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Do të flas me anëtarët e G7 këtë javë për pikat që sot të ndjekim në lidhje me Rusinë”, tha Biden.

Rusia ka shtuar sulmet e saj në Ukrainën lindore, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, pothuajse 10 javë pas fillimit të luftës në të cilën mijëra njerëz u vranë, miliona u zhvendosën dhe qytete të tëra u shkatërruan.

Rusia gjithashtu ka rritur sulmet ndaj objektivave në Ukrainën perëndimore për të ndërprerë furnizimet me armë perëndimore , ndërsa aleatët e Bjellorusisë kanë njoftuar nisjen e stërvitjeve ushtarake në shkallë të gjerë.

Më herët gjatë ditës, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen prezantoi në Parlamentin Evropian paketën e 6-të të sanksioneve kundër Moskës , e cila përfshin një embargo graduale ndaj importeve të naftës ruse./albeu.com