Bërnabiç për dialogun Kosovë-Serbi: Atmosfera është serioze, na presin ditë të vështira

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç i ka paralajmëruar serbët për ditë të vështira, pasi tha se atmosfera është “jashtëzakonisht serioze, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi”.

“Asgjë nuk fshihet dhe asgjë nuk do të vendoset pa qytetarët tanë”, ka thënë Bërnabiç për TV Pink, raportojnë mediat serbe.

Të lidhura

None found

Sipas saj, Serbia që nga Lufta e Dytë Botërore nuk ka qenë në situatë më të vështirë, duke shtuar se presionet “po bëhen gjithnjë e më të forta.”

Ajo fajësoi opozitën në Beograd për këtë, ndërsa përsëriti se interesat e Serbisë dëmtohen nëse do t’i vendosin sanksione Rusisë.


Shtuar 22.01.2023 14:31