Berisha: Zhurma e deputeteve të PS në parlament më bën mua të hetoj 10 herë më shumë për videot në klubet e Tiranës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se zhurmat në Kuvend të deputeteve socialiste në kuvend, e shtyjnë atë të hetojë edhe më shumë për videot erotike në pub-et erotike.

Ai deklaroi sërish se nuk do të bëjë asnjë video erotike në Facebook-un e tij.

Ju e patë. Edi Rama kishte bindur zonjat e PS se akuzat e mia dhe se skandali McGonigal nuk kishte në epiqendër Edi Ramën, por disa afera aksesore në pubet dhe clubet e Tiranës. Po kishte turp më të madh se sa të protesttonin për deklarat që unë i kam bërë në konferencë shtypi. Të shpreheshin sikur ishte secila prej tyre e akuzuar. unë ja thashë në parlament se çdo dokument do e dorëzojmë në komisionet hetimore këtu dhe në SHBA. Por në natyrën time nuk keni parë kurrë të publikuar në Facebook, asnjë video apo foto të akrakterit erotik sepse unë nuk merrem me to. Në këtë rast fakti që reagun kaq fuqishëm këto zonja, më bën mua të hetoj në çdo drejtim. Po mos kisha fakte mund të bëja deklaratën unë tani ky reagim kolektiv i zonjave socialiste më bën mua të hetoj. Kjo ishte miza mbas veshit, do hetoj edhe 10 herë më shumë për t’i shkuar deri në fund”, tha Berisha.


Shtuar 13.02.2023 18:41