Berisha zbulon mesazhin që Kim i dërgoi bashkëpunëtores së tij: Dosjen e shpalljes non-grata e përgatiti FBI

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish për çështjen “McGonigal” dhe ka hedhur akuza ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim se ka gisht në shpalljen e tij “non-grata”.

Berisha tha se me dosjen e sanksionimit të tij nga DASH ka punuar FBI dhe është bazuar në informacionet që ka marrë nga mediat e sponsorizuara nga George Sorros dhe Edi Rama.

“Unë nuk e kam akuzuar dhe nuk e akuzoj McGonigal se është autori i shpalljes time non-grata sepse nuk kam fakte. Yuri Kim ka deklaruar vetëm disa orë pas shpalljes time non-grata, i ka thënë një bashkëpunëtores time se dosjen e ka përgatitur FBI. Në një mesazh më thotë një tjetër bashkëpunëtore që nuk kemi punuar ne me dosjen, por FBI. Por kjo është vetëm Yuri Kim. DASH ka deklaruar se është bazuar në marrjen e vendimit në raportet e mediave, raportet e sponsorizuara nga Soros dhe ato të Edi Ramës, këto tre burime kanë qenë të rreshtuara. E kishte fare të thjeshtë të thoshte që e kemi të bazuar në raporte të agjencive tona, kjo më ka penguar që të konsideroj burime të tjera. Por meqë po pyet, burime të vetme, janë mediat e George Soros dhe Carlo Bollinos, kjo është 100% e gjetur. Dhe për hir të së vërtetës i kanë verifikuar e kanë gjetur zero prova, kanë qenë mashtrime. Është turp t’i shohë kush”, tha Berisha. /albeu.com

 


Shtuar 6.02.2023 21:23