Berisha u bën thirrje qytetarëve: Të enjten të mblidhemi para Kuvendit, do të kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe…

Ish-kryeministri Sali Berisha, u ka kërkuar qytetarëve të jenë pjesë e protestës që do të mbahen të enjten para Kuvendit.

Në një videomesazh, ai u shpreh se ajo që qytetarët dinë në lidhje me aferat, është vetëm maja e ajsbergut.

Berisha bëri me dije se në protestën e së enjtes do të kërkohet dorëheqja e kreut të qeverisë Edi Rama, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

“Nëse do njiheshit me dosjet e Metamorfozës, e 7 familjeve mafioze që u larguan nga Shqipëria pa u hyra ferra në këmbë, nëse do njiheshit me përmasat e dosjes “MCGonigal”, do kuptonit se ajo që keni dëgjuar vetëm një kapitull nga ajo që kërcënon qenien, pasuritë, jetën, fëmijët tuaj.

Ndaj ju bëj thirrje, ditën e enjte në orën 11:00 të grumbullohemi para Parlamentit për të kërkuar dorëheqjen e Ramës, kalimin në një qeveri teknike dhe në zgjedhje të ndershme. Lini çdo gjë dhe jini para Parlamentit”, tha Berisha.