Berisha tregon mënyrën si do e rrëzojë Bashën (VIDEO)

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka treguar nga fjalimi i tij në Fier se si do e bëjë kryetarin e Partisë Demokratikë të dorëhiqet.

Berisha tha se do të mblidhen të gjitha forumet e partise, të cilat sipas tij Basha i anashkaloi, për të vendosur mbi gjithçka do të ndodhë në Parti.

Berisha shtoi se fjalën e fundit do e ketë antarësia e Partisë Demokratike, e cila sipas tij do të kthejë Partinë brenda normave të statutit.

Ish-kryeministri përfundoi duke thënë se vetë Basha i ka premtuar referendumet brenda partisë gjatë zgjedhjeve, por e kapërdiu fjalën e dhënë./albeu.com


Shtuar 21.09.2021 19:19