Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat në lidhje me rënien drastike të euros përballë Lekut.
Berisha tha se Tirana është një “lavatriçe” për pastrimin e parave, teksa theksoi se duhet ndërhyrja e fuqishme e Bankës së Shqipërisë.
“Nuk ka lavatrice më të madhe të krimit se sa Tirana. Këtu pastrohet paraja e drogës. Tani kanë ikur nga hashashi dhe merren vetëm me kokainë dhe opium. Kjo është para e drogës. Banka e Shqipërisë duhet të ndërhyjë fuqishëm në denoncimin e parasë së drogës. Ndërhyri BSH në treg dhe nuk ndodhi asgjë, aq shUmë para krimi ka në qarkullim. Këta, traikantët me kryeminsitrin janë bërë vendimarrës. Njeriu më i liudhur me klanët e drogës mori ministrinë e rendit”, tha Berisha.