Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, si dhe përfaqësues të tjerë të delegacionit të kryesuar nga Fatmir Mediu u takuan me Presidentin e IDU, Stephen Harper, në Zagreb. Në fokus të diskutimeve ishin problematikat në lidhje me gjendjen demokratike në Shqipëri, bën me dije PD.
Berisha i shprehu atij shqetësimin që qeveria po mbron korrupsionin në nivele të larta, duke përmendur rastin e Belinda Ballukut, së cilës maxhoranca refuzoi t’i heqë imunitetin e deputetes dhe pengoi arrestimin e saj.
Të lidhura
None found
“Berisha ngriti para Presidentit Harper një sërë shqetësimesh serioze lidhur me gjendjen demokratike në Shqipëri, duke iu referuar vlerësimeve ndërkombëtare që e klasifikojnë vendin si ‘autokraci elektorale’. Në fokus të diskutimit ishin:
“Mbrojtja politike e korrupsionit në nivele të larta, përfshirë rastin e Belinda Ballukut dhe refuzimin e shumicës socialiste për t’i hequr imunitetin, duke penguar kështu arrestimin e saj; Ndikimi i karteleve të drogës dhe i krimit të organizuar në proceset politike dhe ekonomike të vendit;
Shndërrimi i ekonomisë shqiptare në një “narco-ekonomi”, me tentakulat në të gjithë sektorët, duke e kthyer Shqipërinë në një parajsë fiskale për pastrimin e të ardhurave nga trafiku i drogës dhe krimi i organizuar”, thekson Berisha për shqetësimet që ai i ka ngritur zyrtarit të IDU-së për Shqipërinë.
Harper, nga ana e tij, vlerësoi si zhvillim pozitiv faktin që qytetarët shqiptarë mbeten fuqimisht dhe pro-NATO pavarësisht politikave të qeverisë në fuqi. Në përfundim të takimit, Harper rikonfirmoi mbështetjen e plotë të IDU për Partinë Demokratike dhe forcat opozitare në Shqipëri, si dhe për procesin e integrimit europian të vendit.
Reagimi i plotë:
Berisha–Harper në Zagreb: Alarm për ‘autokraci elektorale’ në Shqipëri dhe mbështetje e plotë nga IDU për opozitën shqiptare
Delegacioni i PD dhe PR takon Presidentin e IDU, Stephen Harper, në Zagreb
Në kuadër të Forumit të International Democrat Union (IDU) në Zagreb, një delegacion i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetari Sali Berisha, dhe i Partisë Republikane, i kryesuar nga Fatmir Mediu, zhvilloi një takim me Presidentin e IDU, Stephen Harper.
**Mirënjohje dhe mbështetje institucionale**
Kryetari Berisha shprehi mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që IDU i ka dhënë Partisë Demokratike gjatë periudhave më të vështira politike në Shqipëri.
**Regres demokratik dhe shqetësime të rënda**
Berisha ngriti para Presidentit Harper një sërë shqetësimesh serioze lidhur me gjendjen demokratike në Shqipëri, duke iu referuar vlerësimeve ndërkombëtare që e klasifikojnë vendin si ‘autokraci elektorale’. Në fokus të diskutimit ishin:
– **Mbrojtja politike e korrupsionit** në nivele të larta, përfshirë rastin e Belinda Ballukut dhe refuzimin e shumicës socialiste për t’i hequr imunitetin, duke penguar kështu arrestimin e saj;
– **Ndikimi i karteleve të drogës dhe i krimit të organizuar** në proceset politike dhe ekonomike të vendit;
– **Shndërrimi i ekonomisë shqiptare** në një “narco-ekonomi”, me tentakulat në të gjithë sektorët, duke e kthyer Shqipërinë në një parajsë fiskale për pastrimin e të ardhurave nga trafiku i drogës dhe krimi i organizuar;
– **Persekutimi sistematik i opozitës**, me theks të veçantë në keqtrajtimin e papranueshëm të ish-Presidentit Ilir Meta.
**Emigrimi masiv dhe integrimi europian**
Berisha nënvizoi emigrimin masiv si një nga plagët më të mëdha të vendit, ku mbi 1.1 milion qytetarë, kryesisht të rinj, janë larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian. Ai theksoi se Shqipëria aktualisht përmbush kryesisht vetëm kriteret gjeostrategjike ndërsa procesi i integrimit duhet të bazohet në meritë dhe në përmbushjen reale të standardeve demokratike. Sipas tij, ky proces mbetet i bllokuar për shkak të kapjes së shtetit nga qeverisja aktuale.
**Reagimi i Presidentit Harper**
Presidenti Stephen Harper vlerësoi si zhvillim pozitiv faktin që qytetarët shqiptarë mbeten fuqimishtdhe pro-NATO pavarësisht politikave të qeverisë në fuqi. Në përfundim të takimit, Harper rikonfirmoi mbështetjen e plotë të IDU për Partinë Demokratike dhe forcat opozitare në Shqipëri, si dhe për procesin e integrimit europian të vendit.
**Përbërja e delegacioneve**
Delegacionin shqiptar e përbënin: Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi si dhe Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Enri Çeno.

