Seanca e sotme e Kuvendi nuk ka qenë aspak e qetë. Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të PD-së ka qenë duke folur në foltoren e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha ia ka ndërprerë fjalën duke folur vetë.
Kjo sjellje e Berishës është cilësuar si jo e hijshme nga ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim e cila ka reaguar përmes një postimi në Twitter dhe kërkon të mos përsëritet më.
“Ditët e sulmit ndaj ndërtesave, dhuna ose largimi i të tjerëve nga podiumet, kërcënimit të atyre që thonë me të drejtë “jo!”, akuzimit e të tjerëve për veprat e këqija që ka bërë, shtrembërimit të shtetit të së drejtës, llogaritjes së mosndëshkimit, ato ditë i përkasin një të shkuare dhe që duhet të mos përsëriten”, shkruan Kim./albeu.com
The days of storming buildings, beating or shoving others off podiums, threatening those who rightly say “no!”, accusing others of the misdeeds one has committed, perverting the rule of law, counting on impunity – those days belong to a past that should not be repeated. ?????
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 21, 2022