Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka postuar një fotografi në Facebook-un e tij ditën e sotme, ku është shfaqur si kaubojs së bashku me një simpatizant të tij, i cili sipas Berishës, ka ardhur posaçërisht nga Texasi për “Foltoren” e tij.
Berisha gjithashtu përmes një shkrimi bashkëngjitur fotografisë, shpreh mirënjohjen për diasporën shqiptare.
“Me z. Ludavik Teta shqiptaro-amerikan ka ardhur nga Teksas ne mbeshtetje te Foltores. Mirenjohje te pakufishme diaspores dhe emigracionit shqiptar per mbeshtetjen e jashtezakonshme. Zoti i bekofte shqiptaret kudo qe jane! Sb”, ka shkruar Berisha./albeu.com/