Berisha sfidon publikisht Ramën dhe ka një mesazh për Bashën: Në 30 vite, jam më i votuari në Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë foltores së tij që po ndodh në këto momente në Lushnje ka folur ashpër për kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se në 30 vite demokraci, është njeriu më I votuar nga shqiptarët duke I hapur sfidë hapur dy liderave politik, Rama Basha.

Ndër të tjera Berisha foli edhe për betejën e tij me Bashën ku deklaroi se deri më tani, beteja po zhvillohet me sukses, duke treguar epërsi ndaj kryedemokratit.

FJALA E BERISHËS:

Unë jam njeriu më i votuar në këtë vend në 30 vite dhe unë padyshim që punoja edhe në emër të atyre që më kanë mbështetuar mua.

Ditën që unë kam dhënë dorëheqjen, u kam deklaruar ju se këtë po e bëj për dinjitetin tim sepse unë ashtu besoja.

Ndaj unë nuk kam dyshime ndaj po ju them juve se kjo betejë po zhvillohet me sukses dhe se do të vazhdojë të zhvillohet me sukses.  /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 5.11.2021 17:50