Berisha prezanton kandidatin për Bashkinë Lushnjë: Dallon si nata me ditën nga kandidatët e Ramës dhe Bashës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Lushnjë që do të garojë në zgjedhjet e 6 marsit.

Berisha u shpreh se mes Elton Banos dhe kandidatëve të PS e PD,  ka një dallim si nata me ditën.

“Ne sot jemi në një fushatë të pjesshme lokale. Por rëndësia e saj është shumë herë më e madhe sesa fushata e zakonshëm në 6 rrethe apo 6 bashki të vendit sepse kjo fushatë këto votime duhet të shënojnë atë moment që është më jetik sot për çdo shqiptar që dëshiron të jetojë në këtë vend. Asgjë më të bekuar nuk ka dhe nuk do të ketë sesa ndryshimi. Ndryshimi bëri të mundur që ne vendi më i izoluar i Evropës të anëtarësohemi në Nato në këshillin e  Evropës të ecim të siguritë drejt BE. Ndryshimi bëri të mundur që ne me mundin djersën e fermerëve të mrekullueshëm të Lushnjes të Korçës dhe mbarë Shqipërisë në 2013 të ishim eksportues të qumështit dhe vezëve të shumëfishonim eksportet.

Ne duhet të fluturojmë, ne duhet të ecim shpejtë. Këto 8 vite u instalua një regjim i cili nuk përfilli asnjë nga interesat tuaja fisnike dhe etike. U instalua një regjim arrogant pa lidhje me qytetarin, taksat tuaja djersa dhe mundi nuk u përdor për rritjen e rrogave tuaja. Le të mendojmë, unë e kam lehtë t’u them se midis Elton Banos dhe përfaqësuesve socialiste apo  të Lul Bravës është dallimi si nata me ditën. Mund t’iu numëroj të gjitha aktet korruptive, vjedhjet e bashkisë së Lushjes e kryetarit dhe nënkryetarëve”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 9.02.2022 18:23