Berisha paralajmëron Ramën: Edvin, 7 korriku është vetëm fillimi

Ish-kryeministri Sali Berisha është zotuar se do të rrëzojë nga pushteti Edi Ramën, me protesta. Nga selia blu, ku ndodhet në një konferencë për mediat, e paralajmëroi Ramën duke i thënë se është vetëm fillimi. Ai gjithashtu tha se Rama është peng i ish-Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pasi ky i fundit di shumë gjëra për të.

“Edi Rama është peng i Ardi Veliut se Ardi Veliu di shumë gjëra për Edi Ramën ndaj nuk e shkarkon dot atë.

Edi Ramës i them që ky është vetëm fillimi. Edvin 7 korriku është vetëm fillimi të garantoj dhe dije mirë se fjala ime është fjalë”, tha Berisha./albeu.com