Seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë do të mbahet ditën e hënë, më 13 shkurt.
Urdhri është firmosur nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ndërkohë që e hëna është shpallur ditë zie për vitkimat e tërmetit në Turqi e Siri.
Njoftimi
Ju njoftojmë se seanca plenare Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 13 shkurt, ora 17:00. (Urdhër nr.8, datë 10.02.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.)
Ndërkohë, gjatë protestës së ditës së sotme kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi se nëse të hënën do të kishte seancë, do të mbahej protestë para parlamentit.
“I them Damianit, protesta i realizoi 100% qëllimet e tij. Marshimi ishte thjesht një sinjal, një mesazh që e ka marrë shumë mirë. Në qoftë se nuk ka parlament unë nuk kuptoj se nuk duhet bërë parlament se ka ditë zie. Ulet flamuri dhe ndërpriten aktivitetet sportive dhe kulturore, nuk ndërpriten aktivitetet politike, por në qoftë se vendoset të mos ketë parlament ne do respektojmë ditën e zisë”, tha Berisha.
/albeu.com