Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se në datën 8 maj do të jetë protesta e radhës e opozitës. Berisha deklaroi se kjo është një ditë e rëndësishme, ku shqiptarët do të mblidhen në rrugë dhe sheshet e Tiranës.
Kjo do të jetë një protestë e fuqishme dhe paqësore, deklaroi Berisha.
Të lidhura
None found
“Jam sot për të informuar shqiptarët se me datën 8 maj, një ditë e rëndësishme, shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi kundër kreut të organizatës kriminale dhe regjimit të tij, qeverisë së tij. Pra, kundër Edi Ramës dhe narkoministrave”, tha kreu i PD.
