Berisha nisi aksionin për të marrë PD, Basha tregon nëse i frikësohet shkarkimit

Partia demokratike është përçarë pas vendimit të kryetarit të Partisë Lulzim Basha për të përjashtuar nga kreu i Grupit Parlamentar Sali Berishën. Ky vendim jo vetëm që solli një shpërthim nga ana e Berishës në akuza të rënda ndaj Bashës por edhe përçarje mes deputetëve në dy kampe.

Ditën e djeshme Sali Berisha gjatë një mbledhje në hotelin Rogner me demokratët nisi lëvizjen e tij për të rrëzuar vendimin e Bashës për përjashtim si dhe për të marrë kreun e PD.

Por a i druhet Lulzim Basha një sharkimi? 

Gjatë një konference për mediat, Lulzim Basha nuk ka thënë asnjë fjalë kur është pyetur nëse i druhet një shkarkimi nga posti që mban në Partinë Demokratike.

Basha u pyet nëse i druhet një shkarkimi, referuar turit që ka nisur ish-kryeministrit Sali Berisha dhe foltores me demokratët.

I pyetur nga gazetarët, ai u shmang dhe vazhdoi fjalën që po mbante duke mos kthyer asnjë përgjigje.

“Nuk ka kthim pas, faleminderit,”– tha Basha dhe u largua.

FJALA E BASHËS: 

77 votat e sotme janë formalizim i PPP-së, Rama Doshi Rakipi bashkë me kriminelët e dosjes 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe Shijak. Janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar.

Qëllimi i kësaj pakice është të pasurojnë veten e tyre dhe të mbajnë pushtetin në kurriz të shqiptarëve. Qëllimi ynë është të bëjmë çdo gjë për t’i larguar nga salla e parlamentit dhe për t’i kthyer shqiptarëve demokracinë.

Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Berishës sa i përket demokracisë dhe aleancës me SHBA.

Dua të jem i qartë. Aleanca e PD me SHBA duhet të mbetet e pacenueshme në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë dhe të së nesërmes të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për këtë arsye ne bashkë me shqiptarët që mezi po presin ndryshimin do bëjmë gjithçka për të realizuar aspiratën e tyre për ndryshim.Nuk ka kthim pas. /albeu.com/

 

 


Shtuar 17.09.2021 16:09