Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin, ka thënë se nëse PD do të fitonte zgjedhjet do të kishte dorëzuar mandatin e deputetit.
“Nëse PD do të fitonte zgjedhjet unë do e dorëzoja mandatin. PD-ja në qeveri, unë e them prapë se në qeveri dhe në parlament nuk qëndroja.
Ju e keni parë që unë nuk bërë asnjë orë të vetme fushatë. Tani me këtë unë kam një “come back”, një rikthim. Sa të më japë i gjithëpushtetshmi fuqi unë do të vazhdoj tani”, tha Berisha./albeu.com