Berisha në koalicion me Kryemadhin, reagon për herë të parë LSI

Ish-kryeministri Sali Berisha prezantoi sot 6 kandidatët për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 6 mars dhe zbuloi se në këto zgjedhje do të hyjë në koalicion me LSI-në.

Kjo e fundit ka bërë një reagim ku thotë: “I tmerruar nga primaret e djeshme të jashtëzakonshme, deputeti Basha i cili mashtroi për 10 vite e si bëri kurrë tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh. Të gjithë për rivendosjen e integritetit të votës së lirë” thotë LSI.

Kujtojmë se për koalicionin që do të quhet “Shtëpia e Lirisë”, ka reaguar edhe PD-ja zyrtare, e cila e cilësoi “koalicion non grata.

“Sali Berisha ka vetëm një garë, atë për të dëmtuar Partinë Demokratike. Koalicioni non grata nuk do ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro, hallet e Berishës, Ramës dhe Metës, nuk janë hallet e shqiptarëve. Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën. Zgjedh Berishën dhe Metën, mban Ramën”, thuhej në reagimin e PD-së./albeu.com


Shtuar 31.01.2022 15:43