Ish-kryeministri Sali Berisha tha nga Durrësi se kthimi i tij në politikë ngjason me rastin e rikthimit të miliarderit Steve Jobs.
Ashtu sikur se Jobs ndryshoi botën me një iPad, Berisha shprehet se do të ndryshojë Shqipërinë.
“Jemi një moment kritik, por unë jam besimplotë dhe unë ju shof ju dhe shof shqiptarë të vendosur. Mos harroni se jemi 40 mijë në këmbë. Kaluam të gjitha këto vështirësi, të tjerat nuk janë të pakta, por të kalueshme.
Edi Rama tallet, ka gjetur një kukull opozitë që merret me ta, por shpirtin nuk e ka më të qetë. Vendi ka opozitë të vërtetë tani. Më duhet ti them, PD e vërtetë dhe në këmbë të ka mundur tre herë dhe do të mundë në çdo garë, je i pashpresë, ta ketë të qartë.
Flet për rikthimin, fut ata të vetët nëpër mediat dhe televizioni, ja si kthimi i Napolonit, si kthimi i këtij apo i atij.
Tani po i them, kthimi im është kthimi i Steve Jobs. Harroje!
Ata që menduan se pasi një seri pabesirash qëndrimesh nga më disluajalet e nxorën në rrugë dhe u kthye, dhe me Ipadin, Iphonin ndryshoi botën, ne së bashku do ndryshojmë Shqipërinë”, tha Berisha gjatë takimit me demokratët./albeu.com