Berisha jep paralajmërimin: Çdo kompani ndërtimi që do marrë pjesë në projektin e Durrësit, do futet në listën e zezë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmërur çdo kompani ndërtimi që do marrë pjesë në projektin e Portit të Durrësit, do të futet në listën e zezë.

Berisha: Jam këtu për të paralajmëruar se çdo kompani ndërtimi që do marrë pjesë në projektin e Durrësit, do futet në listën e zezë.

Të lidhura

None found

Ai bëri me dije se PD “do të përdorë të gjithë format për të kundërshtuar këtë plaçkitje të pronës publike më të çmuar që kanë sot shqiptarët.”

Berisha: Ne, natyrisht do u prijmë të gjitha nismave për dështimin e këtij projekti. Jam këtu për të paralajmëruar se çdo kompani ndërtimi që do marrë pjesë në këtë projekt, do futet në listën e zezë. Dhe i paralajmëroj që të mos shndërrohen në shushunja për të vjedhur një pronë publike të shqiptarëve. Sepse po regjistrohen nënkontraktorë tani. Kjo që po bën Rama dhe Balluku është e pashembullt në histori./albeu.com