Berisha flet për akuzat ndaj të birit: Nuk ka asnjë lidhje me Gërdecin

Lidhur me akuzat e ngritura e nga DASH për korrupsion dhe ndalimin e hyrjes në vend ndaj tij dhe familjarëve, ish-Kryeministri Berisha ka mohuar gjithçka.

Ai ka shpjeguar edhe se fëmijët e tij nuk janë përfitues të fondeve publike, ndërsa mohoi edhe përfshirjen e djalit të tij në çështjen e Gërdecit.

Pjese nga biseda ne studio

Berisha: Djali im ka marr 3 ose 4 muaj rrogë në një ndërmarrje publike dhe s’ka marrë kurrë më. Nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga sektori publik dhe as nga kompani të lidhura me sektorin publik.

Fevziu: A e ka përdorur pushtetin tuaj për ndonjë aferë të tij?

Berisha: Pushteti im shtrihet në sektorin publik. Nuk ka fituar asnjë qindarkë nga sektori publik dhe as nga përfituesit e sektorit publik.

Fevziu: A kishte lidhje me gërdecin?

Berisha: Aq sa ke dhe ti. Janë të gjitha trillime, të faktuara me çdo gjë. Kurrë s’ka pat.


Shtuar 20.05.2021 21:31