Berisha dorëzoi firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, reagon Basha: Boll ndihmove Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e djeshme dorëzoi 4,200 firmat e mbledhura për thirrjen e Këshillit Kombëtar.

Sot, në një prononcim për mediat, Basha ka reaguar për herë të parë.

Lideri demokrat  i bëri thirrje Sali Berishës që të mos harxhojë më tej kohën e demokratëve, pasi dita e djeshme tregoi se ai nuk i kishte firmat e nevojshme.

“Ka vetëm një thirrje dhe një ftesë për Sali Berishën, boll harxhove kohën dhe energjinë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën. PD do bëjë gjithçka nën lidershipin e zgjedhur që kundërshtarin e vetëm të Shqipërisë dhe armikun e vërtetë të  përditshmërisë së shqiptarëve Edi Ramën dhe regjimin e tij ta çojë një orë e më parë përpara fundit të merituar politik. Ne jemi në atë parlament që ky fund të vijë një orë e më parë për të rikthyer demokracinë dhe legjitimitetin në shina dhe siç e dini mirë, ne kemi çuar iniciativat dhe do ndërmarrim çdo aksion politik edhe me ndihmën e partnerëve tanë që shqiptarëve t’u kthehet shpresa e vrarë”, tha Basha./albeu.com


Shtuar 11.11.2021 12:23