Bëri bujë me video në Tik Tok, ministrja zbulon “të errëtat” e gjyqtares Kapedani: Liroi nga burgu një kriminel!

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka komentuar videot e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani e cila tashmë është vënë nën hetim nga ILD.

Ministrja Gjonaj ka zbuluar se që prej vitit 2019, ka kërkuar hetim ndaj saj për shkak të lirimit të një subjekti kriminal.  Ministrja ka sulmuar ashpër Kapedanin duke e cilësuar si pjesa e atyre që nuk kanë kaluar ende Vettingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda.

Fjala e ministres Gjonaj:

Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.

Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje.

Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda!#ReformaNukDoNdalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund! /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 31.05.2021 12:50