Prej orës 12:30 nisi në GJKKO seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për Ilir Beqajn dhe bashkëpunëtorët, të cilët po hetohen për korrupsion me fondet e BE-së në agjencinë SASPAC. Ndërkohë, seanca u shty 30 minuta me kërkesë të avokatëve mbrojtës.
Sipas gazetarit Ervin Leka, Beqaj me avokatët e tij ka kundërshtuar të gjitha akuzat e ngritura dhe kanë kërkuar masë me te bute sigurie me garanci pasurore në gjykatë dhe ka ofruar 5 milionë lekë të reja.
Ndaj Beqajt është dhënë masa e sigurisë arrest me burg. E njëjta masë u dha edhe për bashkëpunëtorët e tij, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikollën. Ndërkohë, arrest shtëpie u la për Elton Marini dhe Gazmend Haxhia. Ndërsa në detyrim me paraqitje janë Bledar Leka e Bjona Zijaj, konsulentë financiarë.
Ish-ministri i Shëndetësisë u arrestua mëngjesin e së enjtes. Sipas prokurorisë, ish-ministri Beqaj në kohën që ka mbajtur detyrën e drejtorit të agjensisë shtetërore të programeve strategjike, enjohur ndryshe si SASPAC, ka ngritur një skemë të mirifilltë korruptive me qëllim përfitimin e shumave të parave nëpërmjet duke organizuar tendera fiktivë. Në pranga u vunë edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Ermal Kërtulaj dhe Alfred Naikolla.
Ndaj ish-ministrit Beqaj dhe personave të tjerë, SPAK ka ngritur disa akuza, duke nisur nga ajo e korrupsionit, fshehjes apo mos deklarimit të pasurisë, shkeljes së barazisë në tendera dhe mashtrimit. Beqaj në kohën që drejtonte agjencinë ka organizuar të paktën tetë tendera për shërbime në kuadër të dy eventeve të organizuar në vitin 2023, por në të vërtetë ato nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më para se të realizohet procedura e prokurimit, e cila është kryer në mënyrë fiktive, për efekt dokumentacioni dhe pagese.