Prej kohësh i lirë, Rafa Benitez është një nga trajnerët më me eksperience që po pret momentin e duhur për t’u rikthyer në aksion. Për më shumë se një vit qëndroi në kampionatin kinez me Dalian Pro, pa lënë shumë gjurmë dhe tani që në vendin aziatik kanë bërë ndryshime drastike në pagat për të huajt e futbollit, Benitez synon të rikthehet në futbollIn që vlen në Europë dhe e pranon në një intervistë për “MARCA”.
“Po pres momentin e duhur për të nisur një ekperience të re edhe pse kam patur më shumë se një ofertë në javët e kaluara. Kisha nevojë që të qëndroja më shumë me familjen dhe nuk doja të vazhdoja diçka në mes të sezonit”.
“Mund të them që ofertat nuk ishin ato që dëshiroja dhe për më tepër unë kam prioritet të punoj sërish në Premier League ku kam edhe familjen time. Synoj një projekt që më bind dhe që më bën të mundësojë fitimin e trofeve ose një projekt për të zhvilluar më tepër një klub”, përfundoi Benitez çka mbyll plotësisht mundësinë që ai të punojë në Itali apo dhe në Spanjë.