Belind Këllici pasi denoncoi vjedhjen e zyrës, mesazh Bashës: Të të vijë turp, e ke çuar PD-në në fund

Belind Këllici ka telefonuar policinë duke pretenduar se i është vjedhur zyra e tij dhe e FRPD-së me armë nga persona të maskuar me kapuça.

Pas denoncimit, Këllici ka dalë në një deklaratë për mediat dhe është shprehur se i kanë vjedhur serverin e kompjuterit, USB, dhe sende të tjera personale, të cilat i mbante në zyrë.

Ai tha se nuk e kishte imagjinuar kurrë se do t’i vidhej zyra dhe shpërtheu në akuza ndaj kyetarit të PD-së, Lulzim Basha.

“Të të vijë zor, të të vijë turp, e ke çuar PD dhe veten në fund. Je burrë, ishe kandidat për kryeministër. Me këtë tregove që je burracak. Më vjen keq që demokratët shohin këto skena turpshme”, tha ai.

Pas deklaratës, Këllici është nisur drejt komisariatit nr.1 për të denoncuar vjedhjen pasi sipas tij Policia nuk ka marrë asnjë masë as 30 minuta pasi i telefonoi./albeu.com


Shtuar 13.12.2021 16:11