Ish-ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, është shprehur se mund të jetë presidenti i ardhshëm i Serbisë.
Nëse Aleksander Vuçiç nuk kandidon për një mandat të dytë, ish-ministri i Jashtëm është i gatshëm ta ndërmarrë këtë sfidë.
Daçiç shtoi se është i bindur që arrin të bëhet numri 1 i shtetit, pasi horoskopi e favorizon.
“Më kanë thënë se Mërkuri po del nga shenja ime, Bricjapi, dhe do të kem fat”, tha Daçiç në programin e mëngjesit të televizionit Kurir, të cilit i referohet B92.
Aktualisht Daçiç drejton Kuvendin e Serbisë, i cili do të shpërndahet më 15 shkurt dhe do të shpallen zgjedhjet e parakohshme. Daçiç kryeson Partinë Socialiste Serbe, e cila në zgjedhjet e radhës do të shkojë veçmas Partisë së Progresistëve Serbë, që drejtohet nga Aleksandar Vuçiç.
Në koalicion prej 10 vitesh, Daçiç dhe Vuçiç kanë zgjedhur të dalin të veçuar në këto zgjedhje, me synimin për të rritur maxhorancën./albeu.com/